Qindra njerëz kanë dalë sot në bulevard në mbështetje të Xhisiela Malokut.
Pasditen e sotme, është zhvilluar një protestë përpara kryeministrisë kundër “përdhunimit shtetëror”, të Xhisiela Malokut. Por pjesa më e madhe e televizioneve informative e kanë censuruar këtë protestë. Për televizionet informative, kjo protestë nuk ka ndodhur dhe nuk ka ekzistuar kurrë.
Edhe pse ato transmetojnë me orë të tëra takimet nga më banalet të kryeministrit, drekat dhe darkat e tij në ERTV apo takimet e “bashkëqeverisjes”, protestat nuk klasifikohen më si ngjarje me rëndësi. Servilizmi i mediave shqiptare ndaj qeverisë, ka arritur deri në atë pikë, sa protestat të fshihen, si të mos kishin ndodhur kurrë.