Një 68-vjecar në fshatin Koman të Shkodrës ka humbur jetën, pasi ka rënë nga tarraca e shtëpisë së tij. Policia bën me dije se viktima është N. M., 68 vjeç, banues në Shkodër.
Sipas uniformave blu ngjarja ka ndodhur si pasojë e pakujdesisë dhe ngjarja konsiderohet si aksidentale.
‘’Më datë 05. 10. 2018, në fshatin Koman, nga pakujdesia ka rënë nga soleta e banesës së vjetër dhe ka gjetur vdekjen shtetasi N. M., 68 vjeç, banues në Shkodër. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për ngjarje aksidentale’’- thuhet në njoftimin e policisë.