Autoritetet greke kanë arritur të vënë në pranga një shtetas shqiptar nga Tepelena, pasi ishte shpallur në kërkim nga policia helene për trafik ndërkombëtar droge dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale.
Burime bëjnë me dije se i arrestuar është shtetasi Elton Shehu, i cili më herët mbante mbiemrin Bleta.
Mësohet se i Shehu ka bërë rezistencë në momentin e arrestimit, ndërsa udhëtonte me makinën e tij.
Të njëjtat burime bëjnë me dije se shqiptari i vënë në pranga është një emër i njohur në fushën e trafikut të drogës në Qarkun e Gjirokastrës, Vlorës e Fierit.
Mësohet se Elton Shehu (Bleta) ka kaluar mëngjesin e sotëm përmes Kakavijës, ndësa nuk rezulton i kërkuar nga autoritrtet shqiptare.