Një reagim të ashpër ndaj gazetares Eni Vasili ka bërë aktivistja Dilrus Vrioni, lidhur me rrëfimin e Xhisiela Malokut në emisionin e saj “Open” në Top Channel. Ndërsa lufta për audiencë sipas aktivistet ka që në këtë garë të ethshme të mos kursehen as viktimat. Sipas Vrionit, ndërsa Blendi Fevziu dhe Eni Vasili kërkonin audiencën, kjo e fundit ka një precedent më të rëndë. Sikurse ka treguar Xhisiela Maloku, ajo i kishte kërkuar që ajo intervistë të mos transmetohej. Vasili jo vetëm që e transmetoi, por më pas i bëri edhe gjyqin publik, bashkë me nja dy femra të tjera që kishte ftuar në emision.
Aktivistja Dilrus Vrioni ka reaguar e revoltuar me këtë gjest, dhe shkruan: “Eni Vasili i tha disa herë vajzës në intervistë, se ajo ishte aktiviste dhe mund ta ndihmonte, se kishte shkruar libra për gratë e dhunuara. “Si do ti që të të ndihmoj unë”, i drejtohej Vasili, Malokut? Por ama kur vajza e kishte telefonuar gjithë ditën dhe i kishte thënë të mos e transmetonte intervistën, Vasili nuk e kishte dëgjuar. Sepse Vasili, dhe jo vetëm, është një njeri i mjerë i këtij vendi, që me Xhiselën apo raste të tjerë të mjerë, fitojnë ca para më shumë. Pastaj Eni Vasili nuk e kupton që aktiviste nuk të bën se ke marrë intervistat e grave që kanë vrarë. Aktiviste të bën jeta e çdo dite dhe është e dukshme që gazetarët e “elitës” në Shqipëri, janë shumë larg. Por, nuk po pretendojmë të jenë aktiviste, më së paku të jenë gazetarë”, shkruan ajo.