Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në Vlorë. Mbrëmjen e sotme, rreth orës 19:00, në rrugën “Transballkanike” pranë stacionit të trenit ka ndodhur një aksident rrugorë me pasojë.
Automjeti tip BMV me targë AA 708 OU, ka përplasur një këmbësorë të moshuar rreth të 70-ve, i cili për shkak të dëmtimeve të rënda në trup ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Vlorë.
Drejtuesi i mjetit shtetasi O. I, 27 vjeç, banues në Vlorë, u shoqërua në Komisariatin pranë DVP Vlorë për veprime të mëtejshme në lidhje me arrestimin e tij.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes duke kryer hetimet në lidhje me sqarimin e rrethanave.