Loading...

5 grabitjet më të mëdha të Ramës, Basha publikon shifrat marramendëse

Tenderët janë mënyra më e thjeshtë për grabitjen e parave të taksapaguesve. Por, tashmë përveç korrupsionit që përfitojnë politikanët, janë dhe biznesmenët që përfitojnë sërish në kurriz të qytetarëve.

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka publikuar një videomesazh që përmbledh si vidhen dhe grabiten paratë dhe pasuritë publike nga kryeministri Rama dhe oligarkët.  Videomesazhi fillon me abuzimin me tenderat dhe përfundon me premtimin se “me ligjin Antimafia askush nuk do ta gëzojë pasurinë e vënë me korrupsion”.

Verifikimi i tenderave është pjesë e paketës së propozuar nga opozita për çlirimin e ekonomisë nga korrupsioni dhe oligarkia. PD ka llogaritur se prej ardhjes në pushtet, qeveria e Edi Ramës ka tenderuar 2.7 miliard euro.  Në videon e publikuar nga Kryetari i PD, Lulzim Basha, abuzimi me tenderat ndahet në 3 zëra kryesorë:  900 milionë euro ose 1 në 3 tendera zhvillohet pa garë.  753 milionë euro kanë shkuar per fasada dhe luks; 252 milionë euro për klientët, miqtë dhe familjen e Edi Ramës.

Basha rendit 5 prej formave më të përdorura të abuzimit me tenderat gjatë qeverisjes së Edi Ramës në keto 5 vjet: Licensim i kompanisë fituese pak ditë përpara tenderit; Kriteret përjashtuese për të favorizuar nj? kompani të caktuar; Skualifikimet e padrejta të kompanive; Rregjistrim offshore i kompanive fituese dhe propozime të pakërkuara kundër interesit publik.

Lideri i opozitës thekson mesazhin kryesor të paketës kundër korrupsionit dhe oligarkisë se ligji i ri antimafia do të bëjë të mundur që askush nuk do ta gëzojë pasurinë e vënë me korrupsion.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com