Loading...

400 mijë euro heroinë, zbardhen emrat e personave të vënë në pranga. Zbulohet edhe bosi i grupit kriminal

Zbardhet emrat e disa prej shqiptarëve të arrestuar gjatë aksionit të fundit në Itali, ku u gjet një banesë që përdorej si rafineri heroine dhe u sekuestruar 21.5 kg drogë.

Agim Bejko, 69 vjeç dhe djalit i tij Enkelejd, 44 vjeç, jetonin në banesë ku u gjet heroina. Ata ranë në pranga bashkë me 7 persona të tjerë në kuadër të të njëjtit aksion (5 shqiptarë dhe 4 italianë), shkruan Shkodranews.

Drejtuesi i grupit kriminal, sipas hetuesve, është Saimir Sallaku, 44 vjeç, i hetuar edhe më parë për përfshire në organizatë krimnale, shkruan Shkodranews.

Një tjetër shqiptare e vënë në pranga, por e liruar më pas nga gjykata që i dha masën e arrestit shtëpiak është Drita Selimaj, 68 vjeç. Ajo ishte pronarja e banesës ku u gjet heroina, por ku jetonin Agim e Enkelejd Bejko. / Shkodranews

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com