Zbardhen të tjera detaje nga hetimet për vrasjen e Fabian Gaxhës dhe plagosjen e Ervis Martinajt e Eljon Hatos në zonën e Bllokut. Mes sendeve të gjetura janë edhe canta e Fabio Alushit dhe xhupi i viktimës Fabian Gaxha. Brenda cantës se Gaxhës janë gjetur 2500 euro dhe një shumë e vogël parash shqiptare, kartë identiteti me emrin Fabio Allushi, dhe dëshmi aftësie në emër të Fabio Allushit.
Një çantë lëkure e zezë me ngjyrë tjetër bezhë, me një rrip me mbyllje zinxhiri, ku brenda saj ndodheshin: 50 copë kartëmonedha prerje 50 euroshe, kartë identiteti me emrin Fabio Allushi, dëshmi aftësie në emër të Fabio Allushit, kartëmonedha prerje 1 mijë lekëshe një copë, 500 lekëshe 1 copë, 200 lekëshe 3 copë, një portofol lëkure ngjyrë e zezë, një palë çelësa kale, 2 copë, një tufë me 5 çelësa dhe një çelës can-am.
Në xhupin e viktimës, Fabian Gaxha, janë sekuestruar ndër të tjera, një celular i-Phone me ngjyrë të zezë me kartë, kartëmonedha prerje 50 euroshe 3 copë, kartëmonedha 2 mijë lekëshe 2 copë, kartëmonedha 1 mijë lekëshe 1 copë, si dhe kartëmonedha 200 lekëshe 2 copë, çakmak ngjyrë blu dhe çamçakiz “Cofresh”, kartë identiteti në emër të Rigers Gaxhës, datëlindja 26.07.1992, paketë “Marlboro” e bardhë me 7 cigare brenda, 2 medikamente me cigël “Epixxxr” dhe “Clonotril”, 1 çelës banese me mbishkrimin “Errebi”.
Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar një armë zjarri, me dy numra të fshirë, me krehërin me 13 copë fishekë, me kalibër 9mm, 11 gëzhoja me macerim të ndryshëm, një predhë dhe 5 tampona me mbetje biologjike dhe tampon me mbetje ADN-je.