Është identifikuar dhe arrestuar autori i dyshuar i grabitjes së ndodhur mëngjesin e sotëm në Novoselë të Vlorës.Burime nga policia thanë se është ndaluar Mariglen Myftari.Ky i fundit mësohet se kishte vetëm 20 ditë që kishte dalë nga burgu, ku ishte dënuar për një tjetër krim.
Njoftimi i Policisë së Vlorës për grabitjen:
Më datë 05.10.2018, në orën 05:53, në autostradën Vlorë-Fier pranë Novoselës, dyshohet se një person i maskuar dhe i armatosur ka shkuar në një karburant në pronësi të shtetasit F.S, dhe nën kërcënimin e armës së zjarrit ka marrë disa para dhe është larguar në drejtim të Novoselës.
Bëjmë me dije se nuk ka persona të lënduar.
Shërbimet e policisë janë organizuar dhe ndarë në grupe të posaçme dhe janë shpërndarë në terren me qëllim krehjen e zonës dhe kapjen e autorit.
Në vijim do t’ju bëjmë me dije detaje të tjera.