Zjarri që ka përfshirë një sipërfaqe të madhe pyjore në zonën e Lumbardhit, në Fushë Arrëz ka dalë jashtë kontrollit dhe rrezikon edhe banesat. Ndërhyrja e zjarrfikësve është e pamundur për shkak të terrenit malor.
Ndue Doda,nënkryetari i bashkisë ka kërkuar të ndërhyhet sa më parë me mjete ajrore, sepse terrenin i vështirë dhe era po ndihmojnë flakët të shpërhapen me shpejtësi drejt banesave të banorëve.
“Situatë alarmante, zjarri përfshiu pyjet. Zjarrfikëset e kanë të pamundur të vënë zjarrin nën kontroll. Kërkojmë ndërhyrje nga ajri. Zjarret po iu afrohen edhe banesave të banorëve”, tha nënkryetari i bashkisë.