Loading...

Zjarr në Shkodër, 6 familje në qiell të hapur

Një zjarr ka djegur 6 baraka të familjeve rome në Shkodër, duke i lënë në qiell të hapur. Ngjarja ka ndodhur dje orës 6:30 të mëngjesit në zonën e “By pass-it” kur gjithë familjet kanë qenë në gjumë. Ata tregojnë se zjarri ka qenë i fuqishëm dhe kanë rrezikuar jetën.

Zjarri ka shkrumbuar gjithçka që ata kishin. Tani kanë mbetur pa strehë, pa të ardhura dhe pa dokumente të identifikimi, ata apelojnë për ndihmë nga shteti.

Pavarësisht se zjarrfikëset kanë luftuar me flakët nuk shpëtuan asnjë nga barakat e këtyre banorëve. Policia ndërkohë ka nisur hetimet për të zbuluar shkakun e kësaj ngjarje.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com