Loading...

Zjarr në katin e parë të një pallati në Burrel, 50 familje në panik

Rreth 50 familje në Burrel janë alarmuar si pasojë e një zjarri që ka përfshirë katin e parë të një pallati në zonën e ish oficereve.

Qytetarët kanë lajmëruar menjëherë policinë dhe shërbimin zjarrfikës në Bashkinë e Matit, por edhe të repartit të ushtrisë të cilat mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes.

Fatmirësisht zjarri u vendos nën kontroll pa shkaktuar ndonjë dëm. Grupi hetimor nisi punën për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa mësohet që zjarri të ketë qenë i qëllimshëm pasi në katin e parë prej vitesh janë krijuar mbeturina dhe janë vendosur orendi shtepijake të papërdorshme.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com