Loading...

“Zhduket” një tjetër person në Shkodër

Një tjetër person ka humbur. Ngjarja ka ndodhur në Vau Dejës në Fshat i Ri. Bëhet fjalë për shtetasin N.Z 55 vjeç i cili është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më. Familjarët janë alarmuar nga largimi prej banesës i 55 vjeçarit dhe në këtë mënyrë kanë shkuar në policinë e Vau Dejësit duke bërë një kallëzim. Ka qenë vëllai i personit të humbur, shtetasi me inicialet P.Z i cili ka treguar se vëllai i tij është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Efektivët po kërkojnë për gjetjen e tij. Ja njoftimi i policisë për këtë rast:

Më datë 31.08.2018, shtetasi N.Z, vjeç55, banues në fshatin Fshati i  Ri, ka bërë kallëzim se i është larguar nga banesa vëllai, P.Z, vjeç44. Po punohet për gjetjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisëpranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com