Loading...

Zhduken prej dy muajsh dy të rinjtë në Vlorë, prindërit apel policisë: Na gjeni djemtë

Dy të rinj rezultojnë prej dy muajsh të zhdukur në qytetin e Vlorës, ndërsa nuk dihet asgjë për fatin e tyre.  Denoncimi në polici është bërë nga prindërit e dy të rinjve të cilët thonë se prej dy muajsh nuk kanë asnjë kontakt me fëmijët e tyre.

Mësohet se dy të zhdukurit janë Ervis Troqe dhe Albano Xhaferri të cilët ishin shokë me njëri-tjetrin. Ervis Troqe është zhdukur disa ditë pas Albano Xhaferrit.

Prindërit i bëjnë apel policisë që të gjejë dy djemtë.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com