Vijojnë denoncimet për zhdukjen personave në mënyrë misterioze. Denoncimi i fundit ka ardhur nga qyteti bregdetar i Durrësit, ku nëna e dy vajzave adoleshente ka kallëzuar në polici se i janë larguar nga banesa dy vajzat e saj njëra 19 vjeç me inicialet S.P dhe vajza tjetër 16 vjeç me inicialet E.P.
Nëna 45-vjecare e dy vajzave, M. P kallëzon në polici se vajzat janë larguar nga banesa dhe nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen tyre.
Njoftimi i policisë:
Më datë 24. 09. 2018, shtetasja M. P., vjeçe 45, banuese Durrës, kallëzon se më datë 16. 09. 2018, vajzat e saj, shtetaset S. P., e E. P., vjeçe 19 e 16, banuese në Durrës, janë larguar nga banesa dhe nuk janë kthyer. Po punohet për gjetjen e tyre. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për vlerësim.