Kryeministri Edi Rama ka dhënë një lajm për të gjithë ata që punojnë në arsim, shëndetësi e ushtri.
Duke qenë se 2019-ta është vit elektoral, Rama thotë se do të ketë rritje pagash me buxhetin e vitit të ardhshëm.
“Diskutime të frytshme për buxhetin 2019👍Ulje taksash. Rritje pagash në arsim, shëndetësi, ushtri. Dhe një risi shumë domethënëse: Një politikë e re sociale që as mendohej dot pa ndërmarrë reformat e dhimbshme shtetbërëse. Më shumë për këtë nesër në 10.30 fb/twitter/insta live😉”, shkruan kryeministri