Loading...

“Zëvendësimi i shqiptarëve me afrikanë”, Dritan Hila i përgjigjet Samir Manes: Një komb nuk është supermarket

Deklarata e një nga biznesmenëve më të rëndësishëm në Shqipëri, Samir Mane se shqiptarët e larguar gjatë viteve të fundit, kryesisht si azilkërkues dhe nga emigracioni, duhet të zëvendësohen me të tjerë që vijnë nga jashtë kufijve, ka ngjallur reagime të shumta.

Moderatori Dritan Hila i përgjigjet njeriut më të pasur në vend me nota ironie përmes një statusi në rrjetet sociale, duke i kujtuar se një komb nuk është supermarket.

“Interesante ideja e Samir Manes që të zëvendësohen shqiptarët e ikur me afrikanë që të bëjnë punët dhe blejnë. E rëndësishme është që tymi i pasanikeve të shkojë drejt. Vetëm se një komb nuk është supermarket dhe nuk drejtohet me logjikë dyqani”, shkruan Hila.

Ndërkohë, Mane në një intervistë për ‘Monitor’ u shpreh : “Pa dyshim që tkurrja e popullsisë është një problem, por këto janë procese gjeopolitike dhe demografike, që kanë ndodhur në të gjithë botën. E kam thënë vazhdimisht, që ne duhet të liberalizojmë më tepër ardhjen e njerëzve të tjerë. Dikush ikën, dikush vjen. Ne na duhen konsumatorë, na duhen punonjës, na duhet që vendi të ketë konsumatorë dhe një nga gjërat më të rëndësishme do të ishte liberalizimi i mundësive, që njerëz të tjerë të vijnë të jetojnë te ne, siç ka bërë e gjithë bota dhe ne nuk duhet të jemi fare pesimistë se pse kjo duhet të ndodhë. Ka lëvizje masive të popullsisë në 500 vitet e fundit”.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com