Loading...

Zbulohet urdhri, shkarkohet prokurori që i doli kundër Arta Markut

Zbulohet urdhri i Arta Markut për Sokol Stojanin, drejtorin që i doli kundër Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme në lidhje me hetimet disiplinore ndaj prokurorëve dhe detyra të tjerë të përcaktuara nga ajo.

Marku ka urdhëruar lirimin nga detyra të Stojanit i cili mbante postin e Drejtorit të Drejtorisë së Ndihmës për Subjektet e Posaçme, Mbrojtjes së Dëshmitarëve, Inspektimit dhe Burimeve Njerëzore, Studimeve, Projekteve në Prokurorinë e Përgjithshme. Urdhri i kryeprokurores mban datën 19 shtator, pra dy ditë më parë.

Stojani kishte marrë detyrën më 24 janar të këtij viti, kur Prokurorja e Përgjithshme, rta Marku paraqiti ndryshimet në strukturën e Prokurorisë së Përgjithshme.

Siç u raportua në atë kohë ndryshimet u kryen pas këshillimeve me drejtorët e Drejtorive dhe përputhshmërisht në zbatim të paketës së re të Reformës në Drejtësi.

Gjithashtu ndryshimet u bënë mbështetur në rregullimin e veprimtarisë së prokurorisë nga kjo reformë, sipas dispozitave kalimtare të Ligjit 97/ 2016 “Për Statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve”.

Dhe kaloi në rang drejtorie Ndihma për Subjektet e Posaçme, Mbrojtjja e Dëshmitarëve, Inspektimit, Studimeve dhe Projekteve, ku në krye u vendos prokurori Sokol Stojani.

Në këtë drejtori, sektori i hetimit disiplinor, krijohej si risi dhe në përputhje me kërkesën e posaçme të dispozitave kalimtare të Ligjit 97/ 2016, neni 160, pika 5.

Marku theksonte atëherë se kjo drejtori, do të ofronte kapacitetet më të mira në funksion të hulumtimit të problematikave gjatë zbatimit të ligjit në prokuroritë e juridiksionit të zakonshëm.

Kjo drejtori do të reflektonte gjithashtu udhëzimet me karakter të përgjithshëm të Kryeprokurorit, elaburimin e fushave ku mund të ndërtohen projekte të së ardhmes së prokurorisë, në funksion të përmirësimit të vazhdueshëm të burimeve të prokurorisë.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com