Loading...

Zbulohet një tjetër fakt rrëqethës, vajza që u bëri gjëmën prindërve dhe motrës u nis nga…

Ngjarja e rëndë e ndodhur në Dibrën e Madhe, ku vajza vrau dy prindërit dhe motrën e vogël duket se është kthyer në gjakftohtësi të plotë. Amit dhe Nazmije Pocesta si edhe vajza e tyre e 14 vjeçare, Anila u gjeten të masakruar në shtëpinë e tyre pasi fqinjët dhe të afërmit nuk i kishin parë të dilnin nga shtëpia.

Mësohet se familja Pocesta jetonte prej tre dekadash në Itali. Ata ishin nisur për në Dibër të tre për pushime si edhe për të marrë pjesë në një dasëm. Vajzat më të mëdha, Blerta dhe Mukades ndejtën në Itali me argumentin se kishin punë. Më pas, Blerta merr një avion dhe niset fillimisht në Vjenë dhe pas saj, merr fluturimin për në Shkup, sërish me avion.

Në këtë moment ka kontaktuar me 31 vjeçarin Fredi Gashi, i cili ka siguruar makinën që ajo të udhëtojë në Maqedoni. Blerta vendoset në një hotel në Strugë, ndërkohë që sipas policisë, Fredi Gashi i siguron edhe një pistoletë përmes të afërmit të tij, kundrejt shumës 400 euro. Më pas, Gashi e shoqëron Blertën për tek shtëpia e saj, ndërsa mëngjesin e krimit e merr dhe shoqëron sërish për në aeroport, ku ajo niset sërish për në Itali.

Policia konfirmon se familjarët kishin vdekur kur ajo kishte dalë nga shtëpia duke e marrë kështu si të dyshuar kryesore për krimin makabër. Blerta e ka marrë lajmin e rendë për vdekjen e nënës, babait dhe motrës, kur ishte në Itali, disa ditë më pas. Por, sipas policisë, gjithçka është organizuar prej saj, ndërsa arsyeja nuk dihet ende.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com