Loading...

Zbulohet neni i mafies, politikanët mbrojnë pasuritë e vjedhura pas vdekjes, Shqipëria drejt dinastisë

Zbulohet një nga poshtërimet dhe përdh.unimet më të rënda të kastës sunduese në Shqipëri ndaj shqiptarëve dhe kombit.

Krerët e politikës shqiptare, në konsensus më njëri-tjetrin, kanë menduar për mbrojtjen e pasurive të grabitura dhe parave të korrupsionit edhe pas vdekjes së tyre. Kokat e krimit dhe korrupsionit në Shqipëri, të cilët sundojnë prej 28 vitesh vendin duke e vjedhur për të siguruar pushtetin dhe duke përdorur pushtetin për të vjedhur, kanë vendosur me ligj që pasuritë e vjedhura t’i gëzojnë fëmijët e tyre, madje edhe fëmijët e fëmijëve, brez pas brezi.

Kasta sunduese në Shqipëri, ashtu si faraonët e Egjiptit, krahas vjedhjes së parave dhe pasurive publike, ka menduar dhe po punon për të siguruar pasurinë e pas vdekjes, me qëllim që t’ua trashëgojë pasardhësve.

Ilir Meta, Monika Kryemadhi, Sali Berisha, Edi Rama, Lulzim Basha dhe hienat e tjera të politikës, sipas rolit dhe hierarkisë në piramidën sunduese të Shqipërisë, kanë miratuar një ligj, i cili nuk lejon konfiskimin e pasurisë të kaluara në emër të trashëgimtarëve, nëse kalon 5 vite nga vdekja e tij. Në këtë mënyrë, ata mund të trashëgojnë pasuritë e vjedhura, pa probleme, duke i kaluar në emër të trashëgimtarëve, ku pasi kalojnë 5 vite nga vdekja e tyre, pasuritë e vjedhura i marrin fëmijët e fëmijëve dhe kështu me radhë brez pas brezi.

Neni mafioz është pjesë e ligjit anti-mafia, i cili parashikon rregullat dhe procedurat për sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive të korrupsionit dhe drogës.

Ligji anti-mafia, në pikën 3 të nenit 3, thotë se masat për sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive mund të kërkohen dhe ndaj trashëgimtarëve të personit, subjekt i zbatimit të këtij ligji, por, në çdo rast, jo më vonë se 5 vjet nga data e vdekjes.

Ligji thotë se duhen konfiskuar pasuritë e politikanit apo bosit të drogës, të kaluar në emër të personave të afërt, ku përfshihen, bashkëshorti, fëmijët, të paralindurit, të paslindurit, vëllezërit, motrat, ungjërit, emta, nipërit, mbesat, fëmijët e vëllezërve dhe të motrave, vjehrri, vjehrra, dhëndri, nusja, kunata, kunati, bashkëjetuesi, thjeshtri, thjeshtra, njerku dhe njerka.

Por, më poshtë kanë futur pikën tre për të shpëtuar dhe trashëguar pasuritë e grabitura gjatë kohës kur kanë qenë në pushtet.

Deri në vitin 2014, ligji anti-mafia zbatohej vetëm për kapot e trafiqeve, krimit dhe terrorizimit. Pas vitit 2014, pas kërcënimeve të Perëndimit, parlamenti u detyrua që të futeshin edhe politikanët. Por, këta të fundit e kanë krijuar një shteg për të shpëtuar. Më parë, me konsensus mes tyre, politikanët shqiptarë, kanë vendosur në Kodin e Procedurës Penale ndalimin e hapjes së një dosje, e cila është gjykuar një herë apo është mbyllur, edhe nëse dalin në dritë fakte të reja.

Shqiptarët duhet të vetëdijesohen për këtë poshtërim të madh ndaj tyre, duke u ngritur në revoltë, për shfuqizimin e këtyre neneve mafioze, në të kundërt në Shqipëri po krijohet një dinasti./Pamfleti

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com