“Edi Rama ka krijuar një sistem kriminal që e ka kthyer në diktator”. Kështu shprehet analisti Ylli Rakipi në një shkrim kushtuar reagimit të Ramës për rastin e vajzës nga Fushë-Kruja.
Analiza e plotë nga Ylli Rakimi: Pse Edi Rama është sot një diktator
Xhisiela Maloku, është një vajzë jetime, 25 vjeç, nga Fushë Kruja.Ajo është përdhunuar, dhunuar, torturuar e rrahur në mënyrë sistematike, nga një sadist kriminel, me precedentë penalë.
Kjo është pjesa e parë e kësaj ngjarje të frikshme, që mund të ndodhë në çdo vend të botës. Por, ajo çka e bën këtë ngjarje tronditëse dhe të frikshme, siç thotë një kolegu im gazetar, është dhunimi dhe përdhunimi i Xhisielës në grup.
Krimineli sadist, që ka bërë çka dashur mbi trupin e vajzës 25 vjeçare, është djali i deputetit socialist, Rrahman Rraja. Pikërisht ky, pra deputeti Rrahman, me sjelljen, qëndrimin dhe veprimet e tij, që ia jep pushteti që ai ka, është dhunuesi dhe përdhunuesi i dytë i Xhisielës.
Më pas, përdhunuesit e tretë, të katërt, të pestë e me rradhë, janë Taulant Balla, Kryetari i Bashkisë së Krujës, Artur Bushi, Policia, Prokuroria, Drejtësia që nuk funksionon, Media, shoqatat e grave, të Vasilikave, apo shoqatat e grave që ka ndërruar kohë pas kohe Edi Rama.
Të gjithë këta personazhe, me pjesëmarrjen e tyre, për ta manipuluar, apo fshehur këtë ngjarje, por edhe ata që heshtën, janë përdhunuesit e Xhisiela Malokut.
Por sot, këtij dhunimi dhe përdhunimi tronditës, iu shtua edhe kryeministri Edi Rama. Pritej me një interes të madh prononcimi i Edi Ramës. Dhe erdhi sot…
I futur brenda potureve të tij qesharake, direkt nga qyteti i Korçës, përmes një konference shtypi, Edi Rama, pa pikë turpi, ashtu siç ka filluar të ndodhë rëndom me të, tha: -“Për sa i përket vajzës, mund të them së pari, se policia e shtetit ka bërë detyrën, në përputhje me ligjin dhe djali i deputetit nuk ka patur asnjë trajtim preferencial“.
Çfarë detyre ka bërë policia, zoti Edi Rama?!! Në çdo stacion policie ku vajza ka shkuar dhe ka bërë denoncim, është rikthyer dhe e ka tërhequr denoncimin. Përse mendon vallë zoti kryeministër, se e ka bërë kjo vajzë këtë tërheqje? Nga dashuria për dhunuesin dhe përdhunuesin?! A ka hetuar kjo polici, përse e ka kryer kjo vajzë këtë veprim, kur raporti mjeko-ligjor faktonte se ajo ishte dhunuar? Po dhunuesi dhe përdhunuesi, a është ndaluar ndonjëherë zoti Edi Rama?
Për këto pyetje, kryeministri ynë qesharak, ka këtë përgjigje: – “Nuk i bëj unë arrestimet…Po ti bëja unë do kisha bërë disa arrestime”.
E gjithë kjo ngjarje shokuese, ashtu siç ndodh rëndom në Shqipëri, nuk do të dilte në dritë dhe nuk do të njihej nga publiku, nëse oficeri Emiljano Nuhu, nuk do të kishte bërë denoncimin. Kjo ngjarje pra, u denoncua nga një oficer policie. Por, ja ç’tha sot Edi Rama, për ish nënkomisarin, Emiljano Nuhu:
” Gjithcka lidhur me një horr, të kthyer në hero, në vend se të dënohej publikisht nga të gjithë, si një person që ka braktisur detyrën, ka sabotuar hetimin dhe ka përdorur rastin, për të marrrë azil në një vend tjetër. Nuk do t’i ndahemi këmba këmbës atij horri”.
Të njëjtën gjë, me të njëjtën gjuhë kërcënuese, me të njëjtën pafytyrësi, ka bërë Edi Rama, tre vjet më parë, në 16 Shtator 2015, për Dritan Zaganin. Ja saktësisht fjalët e Ramës për Zaganin:
” Një kriminel, një nga ata të cilët, policia e shtetit, policia e rilindur e shtetit, ka patur kurajon t’i identifikojë, në rradhët e veta dhe ti pastrojë në rradhët e veta. Një bashkëpunëtor i trafikantëve të drogës, që dekonspironte operacionet e policisë, është bërë sot heroi i opozitës, i mediave, madje edhe i kreut të shtetit së fundmi. Heroi që na kërkoka përgjigje, ndërkohë që ai është në kërkim. Heroi që nuk paraqitet në prokurori dhe të përgjigjet njëherë për akuzat e ngritura mbi të, por është paraqitur për azil politik në një shtet tjetër, pasi ka thyer vendimin e gjykatës të detyrimit të paraqitjes.”
Fjalët për nënkomisarin Emiljano Nuhu dhe fjalët për Dritan Zaganin, ngjajnë si dy pika ujë me njëra tjetrën. Por, ndërsa rasti i nënkomisarit Nuhu është në zhvillim, rasti Zagani, për makinën e Saimir Tahirit, që e përdornin Habilajt, është plotësisht i vërtetuar.
Në këto dy qëndrime, pothuajse identike, Edi Rama, kërcënon, mashtron, fyen, thotë ç’të mundë, por vetëm të vërtetën jo. Dhe kjo është e tmerrshme, sepse ky njeri është kryeministri i Shqipërisë.
Edi Rama nuk është sot një person që te del përpara vetë dhe të vret. Por, ai ka ndërtuar një sistem kriminal, me një territor të mbjellë vetëm me banda dhe banditë, që çdo minutë e çast, vrasin, presin, dhunojnë, përdhunojnë gjithçka dhe kanë mbrojtjen e kryeministrit të tyre, Edi Rama. Ky është shkaku kryesor, përse Edi Rama është sot një diktator.
Ky kryeministër, ka krijuar sot një tufë oligarkësh dhe ndan dhe rrëmben bashkë me ta, çdo qindarkë dhe pronë të këtij vendi. Ky është shkaku tjetër i rëndësishëm përse Edi Rama është sot një diktator.
Edi Rama, ka blerë median dhe përmjer mbi të, kur të dojë dhe si të dojë. Edhe ky është një tjetër shkak përse Edi Rama është një diktator.
Edi Rama, ka marrë sot në dorë të gjithë pushtetet dhe i shkërdhen ata me rradhë apo pa rradhë, sipas oreksit që i jep pasioni i diktatorit. Edhe kaq ndoshta do të mjaftonte për të thënë që Edi Rama është një diktator.
Zoti Edi Rama, ka sot përballe një opozitë të dobët, që hera herës sillet si velinë, që me opozitën bën sikur dhe ky është një shkak i rëndësishëm përse Edi Rama është një diktator.
Edi Rama, çdo ditë që kalon, po e boshatis edhe më tej Shqipërinë dhe ata që kanë mbetur i ka kthyer në një tufë të madhe delesh. Brenda kësaj tufe, është edhe Xhisiela, Rexhep dhunuesi, babai Rrahmani, prokurorët, policët, mediatikët, gratë e Edi Ramës dhe shoqatat e tyre… Edhe kjo është një arsye e rëndësishme përse Edi Rama është diktator.