Loading...

Vuajti 27 vjet burgim për një krim që s’e kishte bërë – fitoi pafajësinë falë pikturave të tij

Dashuria e tij per pikturën i solli lirinë një të dënuari në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Krijimet e veçanta të Valentino Dixon i tërhoqën vëmendjen një rojeje të burgut e e kjo u bë shkas për rishikimin e rastit te tij.

48-vjeçari akuzohej për një vrasje të kryer në New York gushtin e vitit 1991 pas sherrit që kishte nisur për një femër.

Për gati tre dekada, Valentine e ka pranuar se ndodhej në vendin e ngjarjes, por ishte në një dyqan atje duke blerë birrë.

Vizatimet e tij, që paraqesin peisazhe te mrekullueshme fushash golfi edhe pse autori vetë nuk e ka provuar kurrë këtë sport, bene qe ai te shihej me sy tjetër dhe çështja të rishikohej.

Pikërisht gjatë këtij procesi u vu re se gjykimi i parë kishte pasur të meta të mëdha; disa persona te cilët mund të tregonin se ai vërtet nuk kishte shkrepur armë natën e krimit nuk u thirren të dëshmonin, e po kështu, çuditërisht, në bankën e dëshmitarët si rrallë ndonjëherë, nuk u ul as hetuesi i vrasjes, përcjell TCh.

Të gjitha këto treguan se Dixon ka thënë gjate gjithë kohës të vërtetën. Një tjetër person e pranoi autorësinë e krimit, dhe Valentino më në fund e fitoi lirinë pas 27 viteve te kaluara prapa hekurave.

 Inmate Artist Golf course drawing by Valentine DixonSeveral paintings by Valentine DixonGeorgetown University students greeted him upon his release
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com