Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve në qytetin e Vlorës gjatë këtij muaji po intensifikon punën për rritjen e cilësisë së furnizimit me ujë të banorëve, si dhe zbatimin e reformës së ujit.
Gjatë ditës së sotme punonjësit e Ujësjellës Kanalizime Vlorë janë angazhuar në riparimin e një avarie në rrjetin e ujësjellësit në rrugën “Arko Baleno”, si dhe në rrjetin e ujësjellësit pranë Zyrës së Punës, duke rritur edhe cilësinë e furnizimit për banorët.
Në lidhje me reformën e ujit, punonjësit ditën e sotme ishin në zonën e Skelës, ku evidentuan dhe morën masa ndaj debitorëve.
Ndërsa në Orikum po ndërpritet uji i pijshëm për debitorët, si dhe po evidentohen gjithashtu edhe lidhjet e paligjshme. /atsh