Loading...

Vlorë/ Kapen në flagrancë autorët e vjedhjes së një dyqani

Dy te arrestuarit të dyshuar edhe për vjedhje të tjera. Seksioni për Krimet pranë Komisaritatit të Policisë Vlorë, ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e shtetasve: A.Z., 17 vjeç, banues në Vlorë. F.B., 16 vjeç, banues në Vlorë. Arrestimi i tyre u bë pasi më datë 15.09.2018, në lagjen “24 Maji” këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur me thyerje dyqanin në pronësi të shtetasit A.K, në të cilin kanë marrë kasën fiskale me disa para.

Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se këta shtetas dyshohet se janë autorë të 4 vjedhjeve të tjera regjistruar si më poshtë: – Më datë 08.05.2018 – vjedhje banese, – Më datë 27.06.2018 – vjedhje banese, – Më datë 06.08.2018 – vjedhje dyqani, – Më datë 09.08.2018 – vjedhje në rrugë.

Vjedhje për të cilat po punohet për dokumentimin e plotë të tyre. Materialet u referuan në Prokurori për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 134/2 dhe 25 të Kodit Penal.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com