Loading...

Vlorë/Grabitet pronari i një subjekti exchange

Ngjarja e rregjistruar rreth orës 21 e 50 minuta në lagjen Bashkimi ,ose siç edhe njihet ndryshe lagjia Cole.

Pronari i subjektit sapo ka dalë nga dyqani,së bashku me djalin e vogël dhe i është drejtuar makinës së tij, persona ende të paidentifikuar i janë afruar duke e kërcënuar dhe goditur me sende të forta.

Autorët kanë arritur t’i marrin çantën që mbante në sup,aty ku kishte edhe shumën e lekëve,që kishte marrë nga subjekti.

Autorët pasi e kanë goditur,janë larguar duke përfituar nga errësira,ndërsa pronari i subjektit është vënë në ndjekje,teksa ka lajmëruar edhe policinë për ngjarjen.

Në kërkim janë vënë edhe blutë e Vlorës,ndërsa nuk dihet shuma që kanë arritur të grabisin autorët, apo identiteti i tyre.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com