Loading...

Vlora në dorë të bandave, i penduari në Fier tregoi autorët e 3 të zhdukurve

Tre personat e zhdukur në Vlorë, janë përmendur dhe në dëshminë e personit që është paraqitur në policinë e Fierit, duke rrëfyer krimet e bëra prej tij dhe grupit kriminal ku ai aderonte.

Albano Xhaferraj, Elvis Troqe dhe Mario Metushaj, sipas të penduarit të grupit janë rrëmbyer dhe vrarë nga persona që ai u ka treguar emrat policisë dhe prokurorisë së Fierit.

Mario Metushaj, është i afërm i Julian Metushaj një emër mjaft i njohur në botën e krimit në Vlorë.

Julian Metushaj është njeriu që Julian Sinanaj, Genis Mehillaj,  Ndriçim Gjokona dhe në bashkëpunim me shtetasin Marjon Mitro, kanë dashur ta vrasin, pasi e konsideronin si një rrezik potencial për jetën.

Ajo që po ndodh në Vlorë, po tregon më së mirë mungesën e vullnetit dhe pafuqinë e shtetit, për të luftuar bandat në Vlorë.

Grupet kriminale gëzojnë imunitet nga policia, ndërkohë që qërojnë vetë hesapet me njëri-tjetrin dhe me ata që nuk binden apo dalin nga rradhët.

Njëri nga anëtarët e këtyre bandave ka dalë nga rradhët dhe i është vetëofruar policisë duke i kërkuar mbrojtje në këmbim të dëshmisë së tij, ku ka pranuar të rrëfejë të gjitha krimet që di, që janë kryer në Vlorë dhe Fier.

Sipas dëshmisë së tij, personat e zhdukur janë vrarë për shkak të prishjes së pazareve të drogës dhe larjes së hesapeve mes grupeve kriminale.

Mirëpo dëshmia e këtij dëshmitari duket se nuk është marë në konsideratë nga policia e Fierit, e cila jo vetëm që nuk po kryen hetime, por ka lënë në mëshirë të fatit dëshmitarin e penduar.

Kujtojmë këtu që dje prindërit e tre të zhdukurve në Vlorë, kanë dalë në media, duke kërkuar ndihmë për të gjetur djemtë e tyre, por policia dhe prokuroria e Vlorës dhe Fierit tashmë kanë ndërprerë kërkimet për ta.

Dy prej tyre, Elvis Troqe dhe Albano Xhaferraj para se të zhdukeshin pa lënë gjurmë, kishin mbërritur së bashku nga Belgjika në Shqipëri.

Ndërkohë personi tjetër Mario Metushaj, është i afërm i Julian Metushaj një emër mjaft i njohur në botën e krimit në Vlorë.

Policia deformon versionin e familjarëve

Muho u vra për pronat, ja vendimi i gjyqit. Vrasja e Alket Muhos në Memaliaj u dyshua fillimisht se kishte të bënte me një hakmarje nga grupet kriminale, të cilat kishin qëlluar një informator të Ministrisë së Brendshme, pasi dyshohej se 43-vjeçari i kishte spiunuar për kultivimin e parcelave të drogës.

Por ky version që hodhën familjarët e Muhos, nuk zgjati as 24 orë, pasi policia ka arrestuar dy persona babë e bir, Hetem dhe Dino Muho.

Policia e Gjirokastrës është mjaftuar me një vendim gjykate të pushuar në janar të 2018, ku Hetem Muho ka paditur civilisht Alket Muhon për akuzën e “Ndalim cënimi në pronësi dhe mos përsëritjen më në të ardhmen”.

Hetemi kishte konstatuar se Alket Muho, mbillte me hashash pronat e tij në fshat, nga i cili Hetemi ishte larguar disa vite më parë së bashku me familjen në drejtim të Sarandës.

Dy të arrestuarit kanë mohuar akuzën e vrasjes duke pohuar se kishin qënë në fshat ku kishin vizituar disa prej kushërinjve të tyre, por jo se kishin marë pjesë në vrasje.

Por policia pretendon se Muho është ekzekutuar me armë zjari, pasi kishte probleme me tokat, dhe konfliktin pikërisht e ka pasur me Hetem Muhon./Pamfleti

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com