Loading...

Vetting në politik? Rama presion Bashës: I ndajmë me libër shpie të gjitha, kujt i mungojnë faqet të qepë gojën e të ikë nga politika

Nga Asambleja e Partisë socialiste , Edi Rama ka komentuar edhe nismën e propozuar nga Partia Demokratike për “Vetting në politikë”.

“Jam shumë dakord, të bëhet vettingu sepse në Shqipëri politikanët kanë dalë jashtë çdo kontrolli se s’ka pasur drejtësi, kanë dalë pa u lagur me raporte mjekësorë se ska pasur drejtësi. Shyqyr që u kandis Luli ta bëjë këtë punë, jam gati, çështja është që të mos jetë e lidhur me reformën në drejtësi që të kthejë mbrapsht këtë reformë. Ai vettingu tjetër të vazhdojë, këtë që i lindi në zemër Lulit unë jam gati ta bëjmë dhe ta fillojmë, nuk besoj që një komision bipartizan të merret me këtë, se do ishte një arsye më shumë që njerëzit të ikin nga Shqipëria”, ka thënë Rama duke ironizuar kreun e PD-së, i cili është akuzuar se ka përdorur raporte mjekësore për të djegur afatet e gjyqit për lekët e Rrugës së Kombit.

Kryeministri theksoi se është plotësisht dakord që vettingu në politikë të nisë sa më parë dhe për këtë u shpreh se ka angazhuar disa deputetë për ta diskutuar me Partinë Demokratike.

“Kam ngarkuar Taulant të komunikojë me Spahon, kam ngarkuar Don Agacon me Bylykbashin. Thllanzat dhe zogjtë e tjerë do fluturojnë njëherë e mirë nga ajo fole. Jam gati që nesër të ulem me Lulin, ai do thotë nuk ulem, unë do ta zgjoj, por nuk ka rëndësi kjo, por që ai të bëje punën. T’i ndajmë me libër shpie të gjitha, kush i ka me faqe që mungojnë ta fusë në sqetull e të mos merret me politikë dhe të qepë gojën” , ishte masazhi i Ramës për Bashën.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com