Vijojne vatrat e zjarrit ne zonen e Velipojes, kete radhe ne fshatin Baks. Sherbimi zjarrfikes dhe ai pyjor po nderhyjne qofte me mjete rrethanore, si dhe makinat e zjarrfikeses. Era po paraqet veshtiresi pasi favorizon perhapjen e flakeve.
Prej mbremjes se kaluar kane qene aktive disa vatra zjarri duke djegur siperfaqe te konsiderueshme pyjore she shkurresh. Ende jane te paqarta shkaqet por dyshohet qe nje pjese e tyre jane te qellimshme dhe vijne nga hapja e kullotave te reja.
Ja pasojat qe shkaktoi dora e njeriut, duke rrezikuar seriozisht shtepite e banimit qe te shkrumboheshin plotesisht.
Flaket rrethuan disa banesa e madje rrezikuan jeten e forcave zjarrfikese dhe pyjore qe nderhynin per shuarjen e tyre./ShkodraNews