Loading...

U ndaluan me bujë nga policia, por çfarë po ndodh me të fortët e Niklës

“Superaksioni” i pretenduar i Policisë, RENEA-s dhe FNSH në Nikël të Fushë-Krujës, ka rezultuar një farsë. Lirimi i disa prej të shoqëruarve, e provon këtë farsitet.

Nga 11 të ndaluar sot në Nikël, vetëm 5 prej tyre janë arrestuar nga policia dhe po qëndrojnë në qeli. Lista fillon me Marklen Haka, të cilit policia i ka sekuestruar armë zjarri, 30 milion lekë të vjetra dhe 35 mijë euro në banesë, të cilët dyshohet se rrjedhin nga aktiviteti kriminal. Një emër tjetër i arrestuar është Valter Bami, vëllai i Durim Bamit. Valter Bamit, në banesë i është sekuestruar një pistoletë.

Gazetari investigativ Artan Hoxha, ka dhënë një dëshmi të këtij dështimi duke thënë sonte për Report TV se, “sapo mora vesh se kryesori që është ndaluar sot, Flamur Haka sapo është liruar. Intensiteti i këtyre ngjarjeve është i lartë”.

Sipas Hoxhës, “operacioni i sotëm në Nikël, ka qenë ngjashëm me aksionin në Dobraç. Ndërhyrja ka qenë në orët e para të mëngjesit, sepse banesat kanë qenë të pajisura me kamera. Për të mos iu dhënë mundësi është bërë fikja e dritave, e njëjta taktikë si në Shkodër. Në Nikël është traditë që të gjendet armë. Operacioni ka zgjatur disa orë, policia e ka mbyllur zonën. S’ka pasur rezistencë, kontrollet janë bërë në të gjitha banesat. Operacioni ka zgjatur deri në 8 e 30. Banesën e Tukut, ata që e njohin s’kontrollohet dot për 7 minuta. Ka qenë qëndrim specifik. Grupi i Niklës njihet në Tiranë. Të shkosh në varrezat e Niklës është një kodër e mbushur. Është e tmerrshme të shohësh kodrën mbushur me varre burrash, rrallë ndodh të gjesh ndonjë vdekje natyrale”.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com