Loading...

U dënua për vjedhje në Itali dhe e fshehu, ish-gjyqtari merret dy orë në pyetje në prokurori

Admir Thanza, ish-anëtar i Gjykatës së Lartë është marrë për në pyetje për më shumë se dy orë në Prokurorinë e Tiranës.  Ai mbërriti në prokurori rreth orës 11:00 ndërsa në dalje nuk pati asnjë koment për median.  Admir Thanza u shkarkua nga detyra nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në korrik të 2018.

Burime të konfirmuara nga Prokuroria e Tiranës kanë thënë për Ora News se ndaj tij ka nisur një procedim penal për falsifikim formulari pasi nuk ka deklaruar se ka qenë i arrestuar dhe dënuar në Itali për vjedhje.

Në korrik të këtij viti gjyqtari Thanza u shkarkua nga KPK pasi rezultoi se kishte fshehur dënimin në Itali. Drejtësia e këtij shteti e ka dënuar ish-gjyqtarin në vitin 1999 me vendim të formës së prerë në Itali me 40 ditë burg dhe 100 mijë lireta gjobë.

Vetë gjyqtari Admir Thanza gjatë përballjes me KPK nuk e ka pranuar konsumimin e veprës penale, por ka sqaruar e kishte marrë përsipër veprimin e kunatës së tij për të shpëtuar jetën e nipit që kurohej nga Itali. Pas shkarkimit të gjyqtarit KPK ia kaloi dosjen Prokurorisë së Përgjithshme e cila transferoi procedimin në prokurorinë e Tiranës.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com