Loading...

Tronditet Vlora që në pikë të mëngjesit, shpërthim tritoli në një banesë

Një shpërthim me tritol ka ndodhur në një banesë në Vlorë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen Isa Boletini”, ndërsa lënda eksplozive është vënë në hyrje të një banese në katin e katërt të një pallati. Banesa është në pronësi të J.Ç, 43 vjeç.

Njoftimi nga policia:

Më datë 23.09.2018, në orën 03:20, në lagjen “Isa Boletini”, në katin e 4-t të një pallati pranë hyrjes (derës) pronë e shtetasit J.Ç, 43 vjeç, ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse.

Si pasojë e shpërthimit nuk ka dëme në njerëz, por ka vetëm disa dëme të pjesshme materiale.

Policia po punon për sqarimin e rrethanave dhe për zbulimin e autorëve përgjegjës.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com