Loading...

Tronditet Shërbimi Inteligjent i Kosovës, ja çfarë ndodhi sot brenda ndërtesës

Një vrasje ka ndodhur sot paradite në ndërtesën e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), ose ndryshe shërbimit informativ në Prishtinë.

Krimi ndodhi brenda barit të ndërtesës së Inteligjencës Kosovare, ku viktimë mbeti një punonjës.

“Përkundër përpjekjeve të mjekëve të shërbimit emergjent nga plagët e rënda që ka pasur personi nuk ka arritur të mbijetoj dhe ka vdekur. Personi i vdekur është i moshës mesatare”, ka thënë Shpend Fazliu për Express. Nga Prokuroria e Shtetit zyrtarisht deklarojnë se vrasja ka ndodhur në lokalin AKI-së, si institucioni më i lartë i sigurisë në vend.

Si rrjedhojë e kësaj nga prokuroria thotë se e kanë të vështirë hetimet për ngjarjen në fjalë pasi ka ndodhur brenda këtij institucioni. “Ky rast ka ndodhur në AKI. Është vrarë një person. Jemi duke hetuar rastin, por meqë është në AKI, situate është më e vështirë për t’u hetuar”, ka thënë Ibrahim Berisha zv.kryeprokuror në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

Express mëson se i dyshuari për vrasjen është një 40 vjeçar me inicialet V.I. Sakaq, Agjencia Kosovare Inteligjencës deklaroi se vrasja ndodhi mëngjesin e sotëm brenda objektit të së njëjtës agjenci. Në këtë institucion kanë thënë se viktima në fjalë ishte punonjës i barit dhe se ndërroi jetë në QKUK pasi nuk arriti t’i rezistojë plagëve të marra. “Sot, më 04.09.2018, rreth orës 09:10, në objektin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë ka ndodhur gjuajtje me armë zjarri, me atë rast një zyrtar i sigurimit të brendshëm ka shtënë mbi një punonjës të bufesë. Viktima ka ndërruar jetë në QKUK”, thuhet nga AKI. Gjithashtu është bërë e ditur se rasti nuk ka të bëjë me çështje që ndërlidhen me veprimtarinë e AKI-së.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com