Qyteti i Pogradecit është tronditur mbrëmë nga një shpërthim me tritol.
Ngjarja ka ndodhur në banesën e biznesmenit Braim Fejzollari në lagjen numër 1 të qytetit.
Deri më tani mësohet se nuk ka dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale. Nuk ka të dhëna për autorin apo autorët e këtij shpërthimi.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes e ka nisur hetimet.