Një person i ka dhënë fund jetës në rrethana tragjike në Kuçovë, pasi është vetëvrarë me armë gjahu, pak ditë pasi kishte ardhur nga Greqia.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30, në lagjen “11 Janari”.
Viktima i identifikuar si shtetasi me iniciale Q. K. 55 vjec, dyshohet se është vetëvrarë me armë gjahu në banesë.
Në momentin e ngjarjes, ai ka qenë vetëm. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.