Loading...

“T’na heqin nga borderoja, ne s’na mbyllet kurrë goja”. Gazetari: Shefqet Peçit i hëngrëm pordhën, Tërmetit këngën

Ndërsa është kërkuar shkarkimi i kryebashkiakut të Tepelenës Tërmet Peçi, pasi ky i fundit këndoi sot këngë për ish-diktatorin Enver Hoxha, një ironi e hollë vjen nga gazetari Ylli Dylgjeri. Ai kujton historinë e fisit Peçi nga Shefqeti tek Tërmeti duke lënë të kuptohet se edhe kjo histori të njëjtin fund si çdo skandal tjetër në Shqipëri do të ketë.

Ja çfarë shkruan Dylgjeri: Shefqet Peçit i hëngrëm pordhën, Tërmet Peçit i hëngrëm këngën (Kronika sipas Peçologëve) …në ditët e fundit, në qelinë ku dergjej Shefqet Peçi u kujtuan të dërgojnë së fundi një prokuror. Çështja në ngarkim të të pandehurit Peçi po dilte nga afatet e gjykimit… Dhoma e errët e qelisë mbante nën një copë leckë të lodhur trupin e cfilitur të plakut Hero Shefqet Peçi… Hapet dera e hekurt dhe brenda në qeli hyn prokurori: -I pandehuri Shefqet Peçi çohu!

I pandehuri pasi dëgjon urdhërin lëshon një zë të mbytur. -Kush je ti…? -Prokuroria jam! -Çar do tiiii? -Tët pyes…! -Të më piesësh??? -Po! I pandehuri e ngre pak kokën dhe flet: Ma ha pordhen…! Kaq. Kështu u mbyll hetimi i fundit në demokraci i xha Shefqetit, pak kohë se të mbyllte sytë. Do rridhnin vitet. Do ndroheshin pushtetet e vendi do të stabilizohej disi. Por dheu sërisht u tund: Tërmet! Tërmet! Tërmet! Tellai hap fjalën :

Fitoi zgjedhjet Tërmeti. Kryetari i Ri i Bashkisë së Tepelenës eshte Tërmet…Peçi. Djali ynë. Gjaku ynë! Fisi ynë! Militanti ynë. Ta gëzoje! Kënga e mishi mbuloi Tepelenën: Këndo Tërmet të lumtë goja. Fisit tonë nuk i del boja, Le t’na heqin nga borderoja, Ne s’na mbyllet kurrë goja.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com