Pushuesit në një plazh në Greqi kanë përjetuar momente tmerri, pasi është shkëputur një masiv shkëmbor.
Ngjarja ka ndodhur në zonën Nauagio, plazhi më i njohur i ishullit Zante në Greqi, për pak sa nuk ka shkaktuar një tragjedi. Shkak për shkëputjen e masivit shkëmbor është bërë një dallgë e madhe që u përplas në breg.
Në momentin e ngjarjes, plazhi ishte i populluar nga dhjetëra pushues, të cilët të kapur nga paniku largohen me shpejtësi.