Loading...

Tmerr në Ksamil/ Gjendet i varur në pemë një person

Në afërsi të plazhit të Pasqyrave në Ksamil është gjetur një trup i pajetë i varur në pemë.

Dyshimet e para bien mbi të zhdukurin Blerim Dulaj, i cili ishte larguar nga banesa e tij një ditë më parë.

Familjarët e 29-vjeçarit kanë bërë me dije se ai vuante nga probleme mendore.

“Do mbytem në det”, mësohet se kanë qenë fjalët e fundit të Dulajt para se të zhdukej pa lënë gjurmë.

Trupi i pajetë është gjetur 200 metra larg banesës së tij.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe pritet zbardhja e identitetit të viktimës.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com