Loading...

Tërmet Peçi i këndoi Enver Hoxhës, reagon Unioni i ish-të përndjekurve politikë: Kryeministri ta shkakojë brenda 24 orëve!

Kryebashkiaku i Tepelenes, Tërmet Peçi ngjalli mjaft polemika me këngën e tij dedikuar ish diktaktorit Enveri Hoxhës, në një festë. Pas kësaj ngjarjeje të papreçedentë ka reaguar edhe kreu i Unionit të ish  të përndjekurve politik, Besim Ndregjoni.

I ftuar në studion e Faxnews Ndregjoni ka kërkuar që Peçi të mbaje përgjegjësi për veprimin e tij.

Për Ndregjonin, kreu i bashkisë së Permetit duhet të ndiqet penalisht. Ndregjoni tha se vetë Ministria e Arsimit ka mbushur librat me informacione pro liderit komunist, duke e nxjerrë jo si diktaktor por si udhëheqës Luftës së Dytë Botërore.

“Vetë ky kryebashkiak e njeh kushtetutën e vendit, atëherë mban përgjegjësi deri në ndjekje penale dhe mban përgjegjësi që i këndon në një festë lokale diktaktorit. Nuk do kishte asnjë peshë nëse politika nuk do të qëndronte në gadishmëri dhe të thoshte ky anëtar i një partie pasardhëse të Partisë Komuniste i këndon Enver Hoxhës.

Dënimi i sistemit, e gjithë ky sistemi stalinist enverian, prej 50 vjetësh në Shqipëri nuk u dënua. Kur i ligu bën të fortin, ku krimineli bën të fortit, kryebashkikaku i këndon Enverit, janë akumulin prej 27 vitesh të mosdënimit të përfaqësueve të Partisë Komuniste.

Ky kryebashkiak në një krah paraqitet krah të viktimave në një krah i këndon Enver Hoxhës. Brezi juaj e njihni si udhëheqës së luftës, nuk e njihni për krimet. Politik bërja gjatë 28 vitesh ka mbrojtur diktaktorin në heshtje. MASH ka mbushur librat pro Enverit”, tha Ndregjoni për Faxnews.

 Kreu i Unionit të të Përndjekurve Politik, ka kërkuar nga kryeministri Edi Rama dhe Parlamenti dënimin dhe shkarkimin e Peçit.

“ Kryeministri duhet ta shkakojë brenda 24 orëve, është e patolerueshme në një vend demokratik  shqiptar. Çmund të them unë që ky kryebashkiak merr guximin të bëjë një vepër të tillë.

Në Republikën e Shqipërisë nuk lejohen regjime fashiste apo parti që kanë qendrime diktaktoriale. Apo e përdorin këngën e tij për politikë, sepse dëshmorët nuk kanë rënë për diktakturë, pavarësisht se ajo parti e mori pushtetin me diktakturë. Dorëheqjen ta kërkojë Parlamenti që ka një rezolutë ndërkombëtare për ndalimin e propagandës pro Enverit. Duhet urgjentisht kryeministri të marrë masat e duhura”, u shpreh ai.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com