Kryebashkiaku i Tepelenës, Termet Peçi, i ka kënduar diktatorit Enver Hoxha nën shoqërinë e miqve dhe drejtuesve lokalë të PS-së.
Ngjarja ka ndodhur dje në darkë, me rastin e 75 vjetorit të çlirimit të këtij qyteti.
Mësohet se pas koncertit që iu kushtoi tepelenasve dhjetra milionë lekë, u mendua të nderohej edhe diktatori Hoxha.
Përmes kësaj video, shihet qartë se si Tërmet Peçi shoqëron në këngë, Golikun e famshëm të Bëncës. Ky i fundit e ka pasur dhe e ka dobësi Enver Hoxhën. Mësohet që kur i thurte këngë në festivalet folklorike të Gjirokastrës në vitet ’80.
Djem e vajza si luane
Enver Hoxha kapedan.
Komandanti legjendar.
Enver Hoxha kapedan.
Bere nje Shqiperi vigane
Enver Hoxha kapedan