Nga Servet Xhelili
TE VEGJEL,TE DOBET, DHE TE PERCARE
Vendi im i vogel shume,
Mes kesaj bote te madhe,
Me marifete te futne,
Ne grindje e ne perçarje.
Bota shume paskej studjuar,
Kokat tona per te njohur,
Gjithshka kish planifikuar,
Shqipetaret per ti ftohur,
Per ti ftohur dhe perçare,
Per ti hedhur mbi shoshoq,
Bota kish shekuj me radhe,
Dhe me shekuj u perpoq.
Teoria e pluralizmit,
Funksionoi per bukuri,
Ku Shqiprin e komunizmit,
E shperben ne shum parti.
Qe shqiptaret,te mos ishin,
Kurr me bashk e te bashkuar,
Por si copa buke misri,
Neper parti te grupuar,
Se ne keto parti do flitej,
Veç me gjuhe interesash,
Keshtu tensioni do rritej,
Permes shume ngaterresash.
Kemi pare me syte tane,
Parti palaçosh si klika,
Ato veç prodhuar kane,
Sherre me arm e me thika.
Keta kopuker partish,
Qe njerzit manipulojne,
Me lloj lloj paudhesish,
Edhe ne sherre i çojne.
Keta veç shqiptare s’jane,
Por vetem mbetje te pista,
Harram buka kur e hane,
Mallekim paçin per dita.
Per te ndenjurat e tyre,
Dhe per kolltuqet e but,
Kta horra pa pike fytyre,
I hedhin njerzit ne lufte.
Pra keshtu filloi loja,
Me Shqiprin e me shqiptare,
Si nje pluralizem gjoja,
Si liri qe s’ish me pare.
Dhe kjo si te mos mjaftonte,
Do hidhej nje ide tjeter,
Me pronat do te provonte
Evropa kjo shtrig e vjeter.
Me kete Ide te mbrapsht,
Shqipetarete i vrane,
I futene ne telash,
I ndane dhe i perçane.
Na i prishne vllezerite,
Na i çane u nitetin,
Duke mbjell armiqesite,
E duke vrare njeritjetrin.
Hall i madh po edhe dert,
Nuk po behemi me bashke,
Nuk po bejme dot as shtet,
Se ka dale llumi larte.
Duket planet s’kane te sosur,
Te Evropes hileqare,
Kan ndermend per ta shfarosur,
çeshtjen tone kombetare.
E din qe jemi te forte,
Dhe i njohin kokat tona,
Ndaj per nje zhdukje te plote,
Po investojne miljona.
Po na rrembejne te rinjte,
Gjoja per pun e per shprese,
Keshtu te ikin te gjithe,
Vendi te plaket ,te vdese.
Maskarenj te politikes,
Kujt po i sherbeni ju,
Evropes dhe Amerikes,
Apo popullit ketu.
Ahet e Atdheut tuaj,
Dhe renkimet e atij,
Ubefshin si mish i huaj,
Ne trup tuaj,faqezinj.
Te pa bes,po dhe te shitur,
Ardhte nje e zeze dite,
Ashtu dhe fare papritur,
Ju te jepni llogarite.
SERVET XHELILI