Një shqiptar është ekzekutuar në Spanje. Mediat vendase raportojne se ngjarja ka ndodhur në Reus të provincës Tarragona në Katalonjë.
Sipas të dhenave të para shqiptari është 43 vjeç, por emri i tij ende nuk është bërë i ditur.
Pas mesnate, rreth orës 00:45 të ditës së sotme, banorët vendas njoftuan policinë se kishin dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Kur shkuan në vendngjarje, autoritetet gjetën të shtrirë në tokë një person, i cili pas verifikimeve rezultoi të jetë me origjinë shqiptare.