Loading...

Skandali i protokollit në Maqedoni, Sekretari amerikan i mbrojtjes mbetet i shokuar (Video)

Çfarë po ndodh me shërbimet protokollare në Qeverinë e Maqedonisë? Si duket vizitat e njëpasnjëshme, kanë lodhur protokollin e organit ekzekutiv, sa që vonohen edhe në pritje. Sekretari amerikan i mbrojtjes James Mattis gjeti të papërgatitur delegacionin në krye me ministren e Mbrojtjes së Maqedonisë, Radmilla Shekerinska.

Duke zbritur nga aeroplani, sekretari amerikan Mattis u pengua nga ushtarët të cilët ishin duke vendosur tapetin e kuq dhe po pastronin me fshesë, ndërsa përballë gjeti Shekrinskën dhe ambasadorin Xhes Bejtlli duke vrapuar për ta pritur. Shumë i habitur duket dhe vetë Mattis.

Tashmë dihet se kjo nuk është herë e parë. Ditë më parë delegacioni i ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Ditmir Bushati u gjet në Kuvendin e Maqedonisë sikurse në një udhëkryq, pa u pritur nga kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi.

Një skandal i njëjtë ndodhi edhe gjatë vizitës së kancelarit austriak Sebastian Kurz ku protokolli i Qeverisë ngatërroi flamurin austriak shtetëror, raporton Alsat-m.

Për t’u siguruar se shërbimet nuk kanë gabuar, gjatë vizitës së kancelares gjermane Angela Merkel në Shkup, kryeministri Zoran Zaev verifikoi personalisht flamurin gjerman.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com