Loading...

“S’ka bir nëne, që më largon nga grupi i PS-së”, deputeti i Kurbinit surprizon me qëndrimin e tij ndaj Ramës

Deputeti i Kurbinit Gjetan Gjetani nuk është më pjesë e grupit parlamentar të PS-së pas ultimatumit të kryeministrit Edi Rama direkt nga Asambleja. Mirpo, ai ka surprizuar ditën e sotme në seancën e Kuvendit. Edhe pse ish shefi i tij iu drejtua me fjalë të rënda, duke ndërrmarrë edhe vendimin ekstrem deputeti nuk ka ndryshuar aspak qëndrim ndaj maxhorancës.

Ai jo vetëm që nuk ka munguar në punimet e Kuvendit, ashtu sikurse zgjodhi të bëjë opozita, por ka ngritur kartonin jeshil dhe ka votuar njësoj me socialistët, mes të tjerash edhe kthimin e dekretit të Presidentit Meta për lojërat e fatit.

Gjetani ndërkaq, siç shkruan fotografi Agim Rama, i cili ka shkrepur edhe këto foto, ka përsëritur edhe njëherë për kolegët e tij se “S’ka bir nëne, që më largon nga grupi i PS-së”.

Përjashtimi i deputetit erdhi pas deklaratave për policinë, të cilën e cilësoi si të paaftë e të korruptuar, nisur nga vrasjet e fundit në Mamurras.

Ndërsa mori vendimin Rama sulmoi ashpër ish deputetin e tij, “Një deputet që nuk ka bërë asnjë punë tjetër, përveç se ka shantazhuar dhe ka bërë presion mbi këdo ku ka mundur, për të marrë vende pune e që kërkonte ekskluzivitet dhe për të vënë shefa policie në Kurbin e që pastaj del atje e bën një deklaratë të tërë pocaqi kundër Policisë së Shtetit në Kurbin. Ai nuk mund të jetë deputet i Partisë Socialiste.”

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com