Loading...

Situata del jashtë kontrollit në emision, aktorja ngrihet nga tavolina dhe gjuan spektatoren

Situata në një emision në Rusi ka dalë jashtë kontrollit, kur e ftuara u ngrit nga tavolina dhe gjuajti spektatoren.

Evelina Bledans, një aktore në Rusi, nuk duroi kur spektatorja e kritikoi pse kishte lindur në moshën 49 vjeçare.

Ajo e akuzoi se po rrezikon shëndetin e fëmijës së palindur duke i vënë në dukje se e kishte dhe  një djalë me sindromën down.

Spektatorja i tha:

Është e rrezikshme të lindësh në moshën 35- 40 vjeç aq më tepër në moshën 49. Çfarë mendon se po bën? Mos do të lindësh një tjetër fëmijë të sëmurë? Do të lindësh një fëmijë me sindromën Down? Askujt në shoqëri nuk i duhet një fëmijë i tillë”

Aktorja u ngrit në këmbë dhe i gjuajti, teksa i tha:

Je një mjerane. Ai është djali im. Ti mund të thuash gjithçka për mua por djalin tim lëre të qetë kupton?”

Video është publikuar në rrjetet sociale dhe po bën xhiron e botës:

https://youtu.be/6v3jLRLlfD0

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com