Në CV e shumë politikanëve shqiptare shohim se punësimi i tyre daton pas viteve ’90 dhe asgjë nuk është shënuar prej tyre se çfarë kanë bëra ata përpara këtij viti. Përse nuk i publikojnë, të dhënat e jetës dhe punës së tyre, politikanët, shtetarët, zyrtarët, ambasadorët, deputetët, ministrat shqiptarë e kushdo tjetër, që paguhet nga taksat tona publike? Është detyrim zyrtar e ligjor, që shqiptarët të dinë, se cila ka qenë jeta, puna, aktiviteti, personaliteti i tyre publik, raportet me drejtësinë, arsimin dhe shoqërinë, para se të merrnin funksionet dhe detyrat e drejtimit, të jetës së shqiptarëve e të jetës së vendit.
Në “CV”-të e tyre, ka një dukuri totale, tashmë e bërë modë, që politikanët, publikojnë vetëm aktivitetin dhe punët, pas vitit 1992, kur regjimi komunist u zvendësua me sistemin demokratik (i thënçin), ndërsa për vitet e aktivitetit gjatë diktaturës, nuk deklarojnë asgjë. Askush nuk thotë, që ka qenë prokuror e gjyqtar i diktaturës, ndërkohë që citojnë me gërma kapitale në “CV”, se kanë qenë jurist, prokuror, gjyqtar, deputetë, komisionerë, profesorë e ministra drejtësie, pas vitit 1992. Askush nuk tregon, se ka qenë komunist, sekretar i PPSH, kryetar i gjykatave popullore, kryetar fronti, rinie, gruaje e bashkimesh profesionale, por i nisin “CV”-të, nga postet që kanë marrë në 26 vitet e fundit.
Askush nuk deklaron, që ka qenë hetues, shef sigurimi, kryetar kooperative, kryetar këshilli me shkollë të lartë partie, përkundrazi, të sulmojnë edhe kur ua kujton e fakton, duke lënë një hije dyshimi mbi aktivitetin e tyre të “pistë”, të para 26 viteve! Është detyrim ndaj qytetarit, votuesit, medias, vartësit e kolegut, të publikosh aktivitetin personal, me qëllim, që shoqëria dhe insticioni ku punon ose drejton, ta di secili je dhe nga vjen, me çfarë punësh të mira e të liga, je marrë në regjimin e diktaturës, sa e urreje dhe e luftoje dhe sa i shërbeje dhe e puthje regjimin! Sepse askush psh., nuk e ka ditur, që deputeti Tom Doshi paska kryer 3 fakultete dhe paragjykohej padrejtësisht, por edhe të tjerë deputetë, drejtorë, kryebashkiakë, kryepolicë, kryedoganier e tatimor, madje edhe ministra, të cilët nuk paqyrojnë “CV” të plota!,
Mirëpo, as ata nuk i tregojnë dhe as isntitucionet, nuk ua publikojnë në faqet zyrtare, por pranojnë “CV”-të e dorëzuara prej tyre, shpesh edhe me deklarime të rreme, për shkollimin, gjendjen penale, profilin moral e shumë të dhëna të tjera, që fshihen, siç ka ndodhur me ish-Kryeprokuroin Adriatik Llalla, i cili është me 8 klasë, por prezantohej e bëri karrierë, sikur ishte me 3 diploma juridiku e magjstrati! Deklarimi, vetëm i pjesës së jetës e punës, pas vitit 1992, siç kuptohet, përbën një siklet “plagësh të vjetra”, për poltikanët dhe shtetarët, që nuk i deklarojnë, ndaj dhe prej 26 vitesh, po bëhet luftë denoncimesh me dosje, tesera komuniste, dëshmi birucash e publikimesh fotografish mbi varka e nëpër vila bllokishtësh të dikturës komuniste. (Shenim: Pamfleti.net)