Loading...

Si u zhduk ari në shtëpinë e biznesmenit korçar, zbardhet dëshmia

Zbulohen detaje te reja per grabitjen e baneses se biznesmenit në qytetin e Korçës, duke shënuar të disatin rast radhazi. Ngjarja ka ndodhur në Lagjen Nr. 4 të qytetit juglindor, ndërkohë që banesat e biznesmenëve apo bizneset e tyre vazhdojnë të jenë në shënjestër të vjedhësve.

Sipas të dhënave, në banesën e biznesmenit Niko Koço janë vjedhur një sasi bizhuterish ari. Mësohet se ngjarja ka ndodhur paraditen e së hënës kur Koço ka hyrë në banesë dhe ka konstatuar se ajo ishte vjedhur.

Sipas të dhënave, në momentin e ngjarjes nuk ndodhej askush në shtëpi. Ai ka telefonuar menjëherë Policinë, duke kërkuar prezencën e uniformave blu pranë banesës së tij. Pas mbërritjes në vendin e ngjarjes mësohet se hajdutët kanë hyrë nga rrethimi i banesës dhe pasi kanë kapërcyer kangjellat në pjesën e pasme, janë futur në shtëpi.

Ata kanë gjetur dhe përvetësuar disa bizhuteri floriri të familjes, varëse dhe unaza, të cilat ishin vendosur në njërën nga dhomat e shtëpisë dhe më tej janë larguar. Teksa është kthyer në banesë, biznesmeni, i cili ushtron aktivitetin e tij privat në fushën e tregtisë, ka konstatuar se gjatë kohës që nuk ndodhej në shtëpi, dikush kishte dhunuar banesën ku ai jeton te së bashku me familjen.

Policia është duke hetuar për rastin dhe zbulimin e autorëve, ndërkohë që i dëmtuari ka deklaruar se i kanë vjedhur disa sende me vlerë, por jo para, shkruan Panorama.

Blutë bënë të ditur se janë duke hetuar ngjarjen, ndërsa janë duke u verifikuar edhe disa kamera sigurie në zonën përreth me qëllim që të mund të kapin në pamje autorët e mundshëm të kësaj ngjarjeje. Dyshohet se kanë qenë të paktën dy persona që kanë bashkëpunuar për t’u futur në banesën e biznesmenit.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com