Emigrantët shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Greqi prej datës 12 shtator do të aplikojnë për leje qëndrimi sipas rregullave të reja që kanë hyrë në fuqi. Në bazë të këtyre ndryshimeve janë 8 kategori të caktuara që duhet të paguajnë 150 euro për lejet për bashkim familjar si dhe lejet unike.
Në një intervistë për ‘Gazeta Shqiptare’, Fatos Malaj, ndërmjetës ndërkulturor në Ministrinë e Emigracionit dhe drejtues i organizatës së emigrantëve “Arogji – Përkrahja” zbardh të gjitha detajet lidhur me tarifat e reja që do të aplikohen. Sipas tij tarifat vazhdojnë të mbeten “të kripura” për lejet “kombëtare”, që dalin sipas ligjit grek. Kështu për lejen e qëndrimit 10 vjeçare do të paguhet një tarifë prej 900 euro; për lejen 5 vjeçare të brezit të dytë duhet paguar 300 euro. Ndërkohë për lejen për veprimtari investuese, ka një katërfishim tarifash ku nga 500 euro bëhet 2.000 euro. Gjithashtu, për personat e pavarur nga ana ekonomike, tarifa ishte 0 dhe do të bëhet 1.000 euro. Më tej, Malaj thekson se gjobat janë dyfishuar dhe zbardh të gjitha llojet e taksave të reja që do të vendosen për emigrantët shqiptarë që jetojnë e punojnë në Greqi.
Kur ka nisur zbatimi i aplikimit të tarifave të reja për emigrantët shqiptarë që jetojnë e punojnë në Greqi?
Më 12 shtator ka filluar zbatimi i tarifave të reja për lejet e qëndrimit, sipas ligjit 4546/2018, që u miratua nga parlamenti grek.
Kushdo, i cili aplikon për nxjerrjen apo rinovimin e lejes së qëndrimit, do të paguajë vetëm 150 euro, nëse leja e tij e qëndrimit jepet në bazë të udhëzimeve të Komisionit Europian.
Cilat janë lejet e qëndrimit që kanë një tarifë prej 150 euro?
Nga data 12 shator 2018 paguhet vetëm 150 euro, për këto leje qëndrimi: leje për bashkim familjar; leje rezidenti afatgjatë (Epi makron dimenontos); studiues; studentë; punonjës me kualifikim të lartë. Si dhe do të paguhet po 150 euro edhe për lejet unike si ajo që jepet për qëllime të veçanta, me akses në tregun e punës; kuadrot për veprimtari investuese; punën e varur apo interesin publik.
Për cilat leje qëndrimi nuk do të paguhen tarifa?
Nuk paguajnë PARAVOLO (tarifa)ata që kanë leje qëndrimi pa afat, 10 vjeçare apo 5 vjeçare (jo europiane) dhe kërkojnë ta kalojnë në leje të statusit të rezidentit afatgjatë.
A do të ketë ndonjë ulje tarifash për lejet kombëtare që dalin nga ligji grek?
Vlen të theksoj se tarifat vazhdojnë të mbeten “të kripura” për lejet “kombëtare”, që dalin sipas ligjit grek. Kështu për lejen e qëndrimit 10-vjeçare do të paguhet një tarifë prej 900 euro; për lejen 5 vjeçare të brezit të dytë duhet paguar 300 euro. Ndërkohë për lejen për veprimtari investuese, ka një katërfishim tarifash ku nga 500 euro bëhet 2.000 euro. Gjithashtu, për personat e pavarur nga ana ekonomike, tarifa ishte 0,dhe do të bëhet 1.000 euro. Një katërfishim tarifash ka edhe për lejen e përhershme të investitorit ku nga 500 euro që paguanin para, tashmë emigrantët duhet të paguajnë plot 2000 euro.
Sakaq për punësimin sezonal të shtetasve nga vendet e treta, punëdhënësi duhet të paguajë 100 euro, nga 50 që paguante deri më tani.
Po për gjobat cilat janë tarifat që do të aplikohen për emigrantët shqiptarë?
Dua të theksoj dhe të informoj emigrantët se do të ketë një dyfishim të gjobave. Kështu gjoba vendoset kur emigranti paraqet me vonesë deri një muaj kërkesën për leje qëndrimi. Kjo gjobë mbetet 50 euro për pjesëtarët e familjes të shtetasit grek apo shtetasit të BE. Kur nuk informon për ndryshimin e të dhënave personale dhe adresën, emigranti do të ketë një gjobë prej 100 euro, ndërsa në rast përsëritjeje gjoba do të jetë 200 euro.
Sipas legjislacionit helen, a do të ketë taksa të reja që rëndojnë emigrantët shqiptarë në Greqi?
Po, ka taksa të reja. Në të gjitha ato raste kur emigranti dorëzon kërkesën për leje qëndrimi për arsye humanitare, duhet të paguajë edhe një tarifë prej 100 eurosh. Ndërsa kur personi bën kërkesë për terapi kundër vendimit për refuzim apo heqje të lejes së qëndrimit, tarifa që duhet të paguajë është 50 euro. Emigranti duhet të paguajë një tarifë prej 100 euro për rinxjerrjen e lejes së qëndrimit të të gjitha kategorive (si në rastet kur humbet apo dëmtohet). Në këto raste, përveç paravolos (tarifës) paguan edhe 16 euro që është vlera e kartës biometrike të lejes që qëndrimit.
Lejet e qëndrimit dhe tarifat
Tarifa vetëm 150 euro për këto leje qëndrimi: Leje për bashkim familjar Leje rezidenti afatgjatë (Epi makron dimenontos) Studiues Studentë Punonjës me kualifikim të lartë
Leja unike:
Punë e varur Për qëllime të veçanta, me akses në tregun e punës Kuadro për veprimtari investuese Për interes publik *NUK PAGUAJNË PARAVOLO (tarifa) ata që kanë leje qëndrimi pa afat, 10 vjeçare apo 5 vjeçare (jo europiane) dhe kërkojnë ta kalojnë në leje të statusit të rezidentit afatgjatë.
Tarifat (Paravolot) mbeten siç kanë qenë apo rriten Leje qëndrimi 10 vjeçare, tarifa 900 euro. Leje 5 vjeçare e brezit të dytë, tarifa 300 euro Leje për veprimtari investuese, nga 500 euro bëhet 2.000 euro Persona të pavarur nga ana ekonomike, ishte 0 bëhet 1.000 euro Leje e përhershme investitori, ishte 500 euro, bëhet 2.000 euro
PUNËSIMI SEZONAL i shtetasve nga vende të treta: Punëdhënësi duhet të paguajë 100 euro, nga 50 që paguante deri më tani. Gjobat, taksat dhe tarifat e reja GJOBA: Kur paraqet me vonesë deri një muaj kërkesën për leje qëndrimi. Kjo gjobë mbetet 50 euro për pjesëtarët e familjes së shtetasit grek apo shtetasit të BE. Kur nuk informon për ndryshimin e të dhënave personale dhe adresën vendoset gjobë 100 euro. Në rast përsëritjeje gjoba do të jetë 200 euro.
TARIFA (PARAVOLO) DHE TAKSA TË REJA
Paravolo 100 euro, kur dorëzon kërkesën për leje qëndrimi për arsye humanitare Paravolo 50 euro kur bën kërkesë për Terapi kundër vendimit për refuzim apo heqje të lejes së qëndrimit Paravolo 100 euro për rinxjerrjen e leje së qëndrimit të të gjitha kategorive (p.sh., kur humbet apo dëmtohet). Në këto raste, përveç paravolos paguan edhe 16 euro që është vlera e kartës biometrike të lejes që qëndrimit.