Tamam si femrat që zihen kush e kush ka më shumë pasuri e bizhuteri, janë konfliktuar mbrëmjen e djeshme në studion e emisionit “Open” Elisa Spiropalidhe Ervin Salianji.
Të dy kanë qenë duke folur për çështjen e Vettingut, ndërsa Salianjit nuk i është duruar t’i kujtojë koleges së tij politikane sendet e çmuara që blen, duke nisur nga çantat, orët e shtrenjta e madje edhe unazat.
Ajo ka treguar se e vetmja unazë që ka, është ajo e martesës, ndërsa nuk ka nguruar edhe t’ia kthejë me fjalët “O pikaa ty”.
Më tej, si për t’u mbrojtur, Spiropali ka sulmuar Salianjin duke e këshilluar të zgjidhë problemet e moralit. Në këtë mënyrë ajo i rikujton edhe një herë skandalin me Grida Dumën.
Më poshtë debati mes Salianjit dhe Spiropalit:
Spiropali: Zoti Salianji, Lulzim Basha, Berisha le ta zgjidhin vete dhe le të vijë të ulen për të negociuar, ta çojmë në komisionin e Venecias, Vettingun e ç’të duan.
Salianji: Çfarë do negociojmë? Spiropali: Të ndjekim deri në fund kush është hajduti, kush është vrasësi, kush është shpifësi. Por jo vetting, politikanët për politikanët. Ti je mashtrues që nuk ke burrëri për të diskutuar.
Salianji: Na thua broçkulla dhe del me çanta 2-3 mijë euro. Me unaza, me çanta, me makina, me varëse… Spiropali: O pika ty për varëset dhe unazat. Salianji: Skënderbeu i Elisës ka futur në politikë kriminelët.
Spiropali: Ja ku e kam unazën, këtë kam. E kam të shenjtë martesën që ta dish. Spiropali: Je mashtrues. Zgjidh problemet morale që ke vetë mos u merr me mua. Vetëm ti mos fol për moral, le të flasë ndonjë tjetër.