Kryetari i PDIU Shpëtim Idrizi, shprehet se ai është renditur në krah të opozitës për ti shkuar deri në fund asaj që ai e quan “merkato e tregut çam”. Idrizi i ftuar në studion e Ora Neës, tha se kalimi tek opozita e bashkuar për Shpëtim Idrizin ishte vetëm zyrtarisht, pasi siç thotë ai PDIU ishte në opozitë që prej zgjedhjeve të 2017. E teksa tre deputetë nën logon e PDIU-së kanë mbetur tek mazhoranca, Shpëtim Idrizi thotë për Ora Neës se largimi i tyre ka ndodhur një vit më parë. Por përkundër tyre, Idrizi thotë se votat e PDIU-së janë aty teksa paralajmëron ndjekje ligjore ndaj stigmës “merkato e tregut çam”.
Idrizi: Këta deputetë kanë ikur para një viti. Që në momentin e parë që kanë hyrë në parlament, kanë marrë mandatin nga PDIU, kanë qenë jo në zonat ku PDIU ka peshën e saj, në Tiranë, Elbasan, Fier, Durrës dhe Vlorë.Kemi qenë shumë të fokusuar që aty të ishte pesha e PDIU.U ndodhëm karshi një mazhorance që në mënyrë të programuar mori mandatin e Tiranës, kishim 12470 vota.
Ndiheni të zhgënjyer? “Padyshim që po. Mandatin e Fierit. Këta për të cilët po flasim pa u ulur në karrigen e parlamentit dhe mandatin e kanë marrë nga KQZ nga PDIU duke qenë njerëz të rastësishëm. Këta të Elbasanit kanë qenë 4,5 në listë, nuk erdhën asnjëherë tek PDIU.Nuk e dinë sot ku është selia e PDIU. E di çfarë më shqetëson, gjithmonë është folur për merkato.
Tani kur ikën këta nga ne tek ata të tjerët ishte gjest i moralshëm, kurse herë tjetër quhet merkato e tregut çam që ne do ti përgjigjemi juridikisht dhe ligjërisht çdo lloj stigmatizmi dhe çdokujt nga rronxhobonxhot e medias shqiptare që mendon se mund të stigmatizojë akoma shqiptarët e Çamërisë. Pesha e PDIU dhe 76 mijë votat e saj janë akoma prezente dhe jo nga këto njerëz të rastësishëm.Por propaganda e komitetit qëndror të partisë donte të tregonte se nuk ka ndodhur asgjë se deputetët janë kurse tek këta ka ik Shpëtim Idrizi. Nuk kemi ik, kemi qenë në opozitë.Kjo mazhorancë nuk do aleancë me kërkënd. Ne sot u rreshtuam nga opozita në opozitë zyrtare jo vetëm për çështjen çame por edhe për shkak se sot me një mazhorancë arrogante ky vend ka nevojë për një opozitë të fortë./korrieri