Loading...

Shpërthim tritoli në katin e 4-t të një pallati në Vlorë

Një shpërthim tritoli ka ndodhur në Vlorë, në orët e para të mëngjesit.
Mësohet se tritoli është vendosur në katin e katërt të një pallati, në lagjen “Isa Boletini”, dhe shënjestra ka qenë shtetasi Jovan Çela 43-vjeç, i cili ka një pikë servisi në këtë qytet.Mësohet se pak kohë më parë, autorit i kanë djegur një automjet, ndërsa Çelaj ka pasur precedentë të mëparshëm penalë për trafik droge, madje ka kryer edhe burg.

Njoftimi i policisë:

Njoftimi: “Më datë 23.09.2018, në orën 3:20, në lagjen “Isa Boletini”, në katin e 4-t të një pallati pranë hyrjes (derës) pronë e shtetasit J.Ç, 43 vjeç, ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse.Si pasojë e shpërthimit nuk ka dëme në njerëz, por ka vetëm disa dëme të pjesshme materiale. Policia po punon për sqarimin e rrethanave dhe për zbulimin e autorëve përgjegjës.”

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com